Policia jep detaje për videon shokuese ku një qytetar goditet me veturë në Leposaviq
Aleksandar Arsenijoviq që tashmë është certifikuar si kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore, ka publikuar një video shokuese nga Leposaviqi.
Në videon që ka publikuar Arsenijoviq, shihet momenti kur një qytetar goditet nga një veturë që po lëvizte derisa shoferi madje edhe e incizon veprimin e tij. Ai ka thënë se kjo gjë ka ndodhur para stacionit të Policisë.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata lidhur me këtë rast.
Zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti i ka thënë Nacionales, se deri më tani nuk ka asnjë ankues dhe asnjë asnjë ankues lidhur me këtë rast, ndonëse thotë se informacionin e kanë marrë nga rrjetet sociale dhe se kanë njoftuar prokurorin.
“Autenciteti I kësaj video nuk dihet, nuk dihet koha kur ka ndodhur rasti, deri më tani nuk ka asnjë ankues lidhur me këtë rast. E kemi marrë informacionin prej rrjeteve sociale, është njoftuar prokurori dhe tash do të vazhdojmë tutje, kjo merrë pak kohë” i ka thënë Hoti Nacionalës.
