Policia gjenë narkotik, armë zjarri dhe municion në Leposaviq - NACIONALE

Policia gjenë narkotik, armë zjarri dhe municion në Leposaviq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka sekuestruar armë zjarri, municion e narkotik në fshatin Zamenicë Komuna e Leposaviqit.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar dyshohet se ka nën posedim sasi të dyshuara të substancave narkotike, ka trajtuar informacionet me veprime konkrete hetimore dhe operative në terren të cilat kanë rezultuar me gjetjen e substancave narkotike të dyshuara, armë zjarri, dhe municion.” – thuhet ndër të tjera në Komunikatën e Policisë.

E plotë:

Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjenë narkotik, armë zjarri dhe municion

Prishtinë, më 13.05.2024

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar dyshohet se ka nën posedim sasi të dyshuara të substancave narkotike, ka trajtuar informacionet me veprime konkrete hetimore dhe operative në terren të cilat kanë rezultuar me gjetjen e substancave narkotike të dyshuara, armë zjarri, dhe municion.

Me datë 13.05.2024 DHTN në fshatin Zamenicë Komuna e Leposavicit ka realizuar një bastisje të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

• 6 (gjashtë) qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit Marihuanë me peshë rreth 2600 gram,

• 1 (një) pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë,

• 4 (katër) karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithësej 23 fishekë,

• 1 (një) radiolidhje.

Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet ‘Blerja , posedimi , shitja dhe shpërndarja e paautorizuar narkotikëve substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës,. Lidhur me rastin personi i dyshuar nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore sipas kompetencës.

Lajme të ngjashme