Policia gjen peshore e bajame të kontrabanduara: Vlera e mallit rreth 15 mijë euro - NACIONALE

Policia gjen peshore e bajame të kontrabanduara: Vlera e mallit rreth 15 mijë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Në një komunikatë për media, policia ka thënë se në bashkëpunim me Doganën kanë ndaluar një automjet me targa vendore, në rrugën Dabelldeh – Binqë.

Aty janë gjetur 46 peshore dhe 30 pako me bajame. Vlera e mallit të kontrabanduar vlerësohet rreth 15 mijë euro.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mallra të kontrabanduara si 46 peshore dhe 30 pako me bajame me peshë nga 23 kg secila e që në total në sasi prej 690 kg. Vlera përgjithshme e mallit të kontrabanduar vlerësohet rreth 15,000 euro. Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si kontrabandë me mallra, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Automjeti dhe mallrat janë dorëzuar në terminalin doganor në pikën kufitare Dheu i Bardhë, Gjilan” - thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme