Policia gjen grafite kundër Kosovës në muret e disa shtëpive në Leposaviq
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrollimit ka vërejtur disa grafite të shkruara në muret e disa shtëpive në Leposaviq.
Sipas Policisë, këto grafite kanë përmbajtje kundër rendit kushtetues të Kosovës.
“Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.
Policia e Kosovës ka njoftuar se për këtë çështje është konsultuar edhe prokurori i shtetit dhe se rasti po hetohet.