Policia flet për djegien e veturës në Prishtinë, s'ka të lënduar
Një veturë është djegur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, më konkretisht afër pjesës që njihet si “Rrethi i Ismetit”.
Gazeta Nacionale ka siguruar pamje nga ky rast, ku shihet se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për Nacionalen.
Ahmeti tha se nga ky incident, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Mitrovicë-Prishtinë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.” – tha Ahmeti për Nacionale.