Policia e zë një të mitur teksa drejton automjetin në Obiliq, 300 euro gjobë për prindin - NACIONALE

Policia e zë një të mitur teksa drejton automjetin në Obiliq, 300 euro gjobë për prindin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka zënë një të mitur teksa vozit veturën.

Si rezultat, prindit të tij ia ka shqiptuar gjobën 300 euro.

Njoftimi:

Sot gjatë kontrollit të rregullt në trafik, nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit, është identifikuar një fëmijë i mitur i cili po drejtonte një automjet pa pasur të drejtë ligjore për ngasje.

Pas veprimeve policore, automjeti është ndaluar në mënyrë të sigurt, ndërsa ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë në bazë të legjislacionit në fuqi, për moskujdesin dhe lejimin e fëmijës së mitur të ngasë automjetin.

Lajme të ngjashme