Policia e zë një lopë pa dokumente, njoftohet edhe Prokuroria
Një rast i çuditshëm është raportuar nga Policia e Kosovës.
Zyrtarët policorë në fshatin Binq të Vitisë, e kanë zënë një lopë pa dokumente. Për këtë, e kanë njoftuar edhe Prokurorinë.
Rr. Binq – Viti 13.11.2022 – 07:50. Njësiti policor ka ndaluar kamionetën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar ku është konstatuar se i dyshuari kishte qenë duke e transportuar një gjedh – lopë për të cilën nuk posedonte dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-it të cilët janë marr me rastin poashtu është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të, i dyshuari me kamionetë dhe gjedhë janë liruar, kurse lënda e rastit i procedohet AUV-it.