Policia e Shqipërisë arreston 28 vjeçarin në Lezhë, do të ekstradohet në Kosovë
Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 28-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, ndërsa i njëjti do të ekstradohet në Kosovë.
Kjo pasi, siç bëhet me dije, K.H ka masë sigurie “arrest në burg” nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/ Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës një 28 vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin K. H., 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.