Policia e Kosovës shënon sot 27-vjetorin me ceremoni solemne - NACIONALE

Policia e Kosovës shënon sot 27-vjetorin me ceremoni solemne

8 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës shënon sot 27 vjet nga themelimi i saj, me një ceremoni festive që do të organizohet në Prishtinë.

Ngjarja do të zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, duke filluar nga ora 18:00, ndërsa mysafirët do të priten nga ora 17:30.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në ceremoni pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, drejtues të Policisë së Kosovës, anëtarë të menaxhmentit të lartë, si dhe përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë.

Aktiviteti solemn organizohet në kuadër të manifestimeve për përvjetorin e 27-të të themelimit të Policisë së Kosovës, institucion që ndër vite ka qenë pjesë e rëndësishme e sistemit të sigurisë dhe rendit publik në vend.

Lajme të ngjashme