Policia e Kosovës zbarkon në Veri, arrestohen dy të dyshuar - NACIONALE

Policia e Kosovës zbarkon në Veri, arrestohen dy të dyshuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës me një njoftim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës veri, është duke realizuar një operacion antidrogë.

Në njoftim thuhet se janë zbuluar tre laboratorë, dhe se janë arrestuar dy të dyshuar në veri të Mitrovicës.

Operacioni policor i koduar me emrin “Shpata” është realizuar në tri lokacione të ndryshme.

“Gjatë realizimi të këtij operacioni antidrogë është arritur të zbulohen tre (3) laboratorë me bimë narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sveçla njofton për aksionin në veri: Shkatërrohet një laborator droge, pronari kishte sulmuar Policinë e Kosovës

Lajme të ngjashme