Policia e Kosovës: Situata në veri është e qetë - NACIONALE

Policia e Kosovës: Situata në veri është e qetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht situata në veri është e qetë.

Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, ata kanë thënë se barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë nakoma, ndonëse shtojnë se nuk ka ndonjë incident të raportuar.

Barrikadat nuk kanë lëvizur, por nuk ka ndonjë zhvillim apo incident të raportuar. Është qetë”, ka thënë Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Ndryshe, Ka kaluar një javë që kur serbët lokalë kanë vendosur barrikadat në pjesën veriore. Gjatë këtyre tetë ditëve institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarr asnjë veprim për largimin e tyre dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes. Zyrtarët qeveritar kanë thënë se këtë punë ia kanë lënë KFOR-it, ndërsa diplomatët ndërkombëtarë kanë kërkuar zgjidhje politike për heqjen e tyre.

Derisa vendorët dhe ndërkombëtaret diskutojnë për mënyrën e largimit të barrikadave, bllokimi i rrugëve po vështirëson jetën e një pjese të komuniteti serb që jeton në pjesën veriore.

Lajme të ngjashme