Policia e Kosovës shpall konkurs për pranimin e policëve të rinj, i publikon kriteret
Policia e Kosovës, ka shpalluar konkurs për pranimin e policëve të rinj.
Kështu është njoftuar në faqën zyrtarë të policisë.
Aty janë bërë të ditura edhe kriteret që duhet të plotësojnë të gjithë aplikuesit.
Më poshtë gjeni njoftimi e plotë të PK-së:
Policia e Kosovës shpall:
K O N K U R S
Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.
Vendi i punës: Policia e Kosovës
Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:
a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.