Policia e Kosovës shkatërron sot armët e konfiskuara
Policia e Kosovës do të bëjë sot shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit.
Sipas njoftimit, organizimi fillon në ora 09:00 dhe mbahet në fshatin Prelez në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
“Konfiskimi dhe shkatërrimi i këtyre armëve janë rezultati i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të palëve dhe institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, andaj pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga PK-ja, MPB-ja dhe partnerë ndërkombëtar”, thuhet në njoftmin e Policisë së Kosovës.