Policia e Kosovës realizon tri ekstradime dhe një transferim nga Evropa - NACIONALE

Policia e Kosovës realizon tri ekstradime dhe një transferim nga Evropa

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të koordinuar ndërkombëtar, duke realizuar tri ekstradime dhe një transferim të personave të dënuar drejt vendit.

Më 16 mars, nga Italia u transferua një shtetas kosovar me inicialet S.S., i dënuar për vepra të rënda që lidhen me narkotikët. Ai do të vazhdojë vuajtjen e dënimit në Kosovë, ku i kanë mbetur edhe 16 vjet e 4 muaj burgim.

Dy ditë më vonë, më 18 mars, u kryen dy ekstradime. Nga Shqipëria u kthye L.V., i kërkuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, i cili kishte qenë në arrati. Po atë ditë, nga Gjermania u ekstradua edhe F.G., i dënuar për “Grabitje” me një vit burgim efektiv.

Një tjetër rast u realizua më 19 mars, kur nga Gjermania u kthye F.A., i dyshuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Lajme të ngjashme