Policia e Kosovës pas tentim sulmit ndaj Jasharajt: Kemi iniciuar hetim
Policia e Kosovës, ka bërë me dije se pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen, pas tentim sulmit ndaj Rrahman Jasharajt, kanë iniciuar një hetim ndaj një të dyshuari, për veprën penale “Kanosje”.
“Ndërlidhur me rastin pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen përfshirë këtu edhe intervistimin e dëshmitarëve okular, me rekonamandimin e prokurorit të shtetit policia ka iniciuar një hetim ndaj një të dyshuari nën dyshimet për veprën penale “Kanosje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Ndryshe gjatë ditës së sotme në vizitën e shkollës “Ismail Qemail”, që pati kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, një gjysh tentoi ta sulmoi atë.