Policia e Kosovës parandalon rastin e kontrabandimit me mallra në vlerë 10 mijë euro
Policia e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare njofton për parandalimin e një rasti të kontrabandimit me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro.
Njësia e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Policinë dhe Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshëm dhe kontrabandës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dh operacionale në terren, më datën 12 qershor 2024, në rrugën Stanqiq-Gjilan, ndaloi automjetin transportues furgon me targa vendore me drejtues personin me incialet B.F (1976).
“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme në vlerë mbi 10.000 € si: dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme”, njofton Policia e Kosovës.
Në veprim me Prokurorinë e Shtetit, malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor.