Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Viti - NACIONALE

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Viti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës ka ndaluar një makinë pa tabela në fshatin Debelldeh të Vitis, ku kishte të ngarkuar tekstil, klima, pjesë të automjeteve, pjesë të ndryshme dekorative për automjete dhe shtëpi, medikamente natyrale, lëndë e parë për shisha, fletore dhe libra të ndryshme, telefona Iphone 13 etj., të cilat ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore.

Sipas policisë, në bashkpunim më Doganën e Kosovës dhe ATK-në, është bërë kontrolli në një lokacion ku janë konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme e tekstilit, produkte të ndryshme higjienike dhe një sasi e konsiderueshme e mishit të terur.

“Zyrtarë policorë nga Task-Forca e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftim të kriminalitetit, me theks të veçantë kontrabandës, kanë intensifikuar aktivitetet në teren dhe bashkëpunimin me qytetarë. Kështu më, 21.09.2022, rreth orës 02:00, pasi është pranuar informatë se nga fshati Debelldeh i Vitisë, lëvizin disa automjete, dyshohet të ngarkuara me mallra të kontrabanduar, njësitet policore të angazhuara në përgjigjeje të këtij rasti, në fshatin Kabash, në hyrje të shtëpisë së të dyshuarit, është arritur të ndalohet automjeti pa tabela i ngarkuar me mall të kontrabanduar të cilin e ngiste i dyshuari I.S., (35 vjeçar, mashkull kosovar)”, thuhët në njoftimin e PK-së.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme