Policia e Kosovës pajis policët e lagjeve me 19 vetura hibride për rritjen e efikasitetit
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një hap të ri drejt forcimit të pranisë në terren dhe përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve, duke pajisur policët e lagjeve me 19 vetura të reja hibride. Këto mjete do të shpërndahen në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit, me synim rritjen e efikasitetit dhe reagimit në kohë reale ndaj nevojave të komunitetit.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo nismë është pjesë e zbatimit të Strategjisë së Policimit të Bazuar në Inteligjencë dhe Policimit në Bashkësi, që synon një qasje më bashkëpunuese dhe parandaluese në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Në ceremoninë e ndarjes së veturave, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, theksoi se pajisjet e reja do të ndihmojnë policët e lagjeve të jenë më afër qytetarëve dhe më të pranishëm në zgjidhjen e problemeve të përditshme.