Policia e Kosovës ndëshkon dy kundërvajtës për gara të kundërligjshme
Policia e Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar për ndëshkimin e dy kundërvajtësve për gara të kundërligjshme në trafikun rrugor që ka ndodhur në Vushtrri të Mitrovicës së Jugut, të cilët janë identifikuar dhe është marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve.
“Kundërvajtësit të parë i është shqiptuar gjobat prej katërqind (500) euro, katër (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (12) muajsh, ndërsa kundërvajtësit të dytë pasi që nuk ka poseduar patentë shofer i është shqiptuar gjoba për gjykatë”, njofton Policia e Kosovës.