Policia e Kosovës me njoftim për "Sunny Hill": Bllokime të rrugëve në atë zonë - NACIONALE

Policia e Kosovës me njoftim për "Sunny Hill": Bllokime të rrugëve në atë zonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët rreth angazhimeve policore për festivalin “Sunny Hill”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny HIll”, ka hartuar planin operativ në të ciliin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë.

“Transporti i pjesmarrësve është i organizuar nga komuna e Prishtinës, ndërsa për pjesëmarrësit që kanë lejen përkatëse (hyrja do të jetë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë e dalja në autostradë).

Për mbarëvajtje dhe evitim të ngarrkesave në trafik, nga policia do të bëhen ri-drejtime të automjeteve, bllokime të plota dhe të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zone”, shkruan Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme