Policia e Kosovës me apel për qytetarët: Festo me zemër, jo me armë - NACIONALE

Policia e Kosovës me apel për qytetarët: Festo me zemër, jo me armë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, në një komunikatë për media, ka bërë thirrje qe të festohet me zemër e jo me armë, mos e shndërroni gëzimin në hidhërim.

Policia ka bërë të ditur se përmes planifikimeve operacionale, aktiviteteve policore dhe fushatave sensibilizuese, vazhdon angazhimet e saj në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe në parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit në organizime festive në mbarë vendin.

“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit PK-ja ka reaguar në dy raste të ndryshme ku ka pasur të shtëna festive dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja, përderisa gjatë muajit korrik të këtij viti ka reaguar në 13 raste, të gjitha në ahengje, si dhe ka sekuestruar 11 armë dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm..Posedimi dhe përdorimi i armëve në përgjithësi e në veçanti në festa dhe ahengje, është i ndaluar dhe sanksionohet me ligj, andaj festoni me zemër e jo me armë, mos e shndërroni gëzimin në hidhërim dhe tragjedi”, njofton Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme