Policia e Kosovës konfiskon kanabis, arrestohet një person si i dyshuar - NACIONALE

Policia e Kosovës konfiskon kanabis, arrestohet një person si i dyshuar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuarit një person të dyshuar dhe ka asgjësuar mbi 4mijë bimë të kultivuara të llojit Kanabis Sativa.

“Me datë 15.07.2022, njësitë kompetente policore pas trajtimit të informatave sipas procedurave të parapara, kanë dalur në lokacionin e lartëcekur, me ç’rast kanë identifikuar 2720 bimë narkotike të mbjellura të llojit Kanabis Sativa. Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i një personi të dyshuar me iniciale A.M mashkull/kosovar ku dhe është kryer një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e tij”, thuhët në njoftim

Po ashtu gjatë kontrolles në pronën ë të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar (4) fishekë kalibër i panjohur, një automjet/kombi me targa vendore, preparate që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe 928 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa dhe 624 bimë të vogla narkotike (rasad) po ashtu të llojit të njëjtë.

Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa bimët e dyshuara janë hequr dhe asgjësuar dhe një sasi prej tyre janë marrë për ekzaminim, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Lajme të ngjashme