Policia e Kosovës gjobit pjesëmarrësit e protestave për mbrojtjen e vajzave dhe grave
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist përmes një postimi në një reagim në faqen e tyre në Facebook ka treguar se si përgjigje ndaj dy protestave "Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, Policia e Kosovës ka shpërndarë gjoba ndaj tyre nën arsyetimi se revolta e tyre ndaj neglizhimit institucional në parandalimin dhe trajtimin e drejtë të rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave kanë paraqitur prishje të rendit dhe ofendim ndaj institucioneve të Kosovë.
Në reagimin e tyre, ata kanë thënë se nuk frikësohen nga tentativat e shtetit për të t’i heshtur dhe se nuk do t’i binden ndërmarrjeve patriarkale.