Policia e interviston personin që e kërcënoi deputeten Musliu, erdhi nga Kroacia në Kosovë - NACIONALE

Policia e interviston personin që e kërcënoi deputeten Musliu, erdhi nga Kroacia në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka intervistuar personin që e kërcënoi deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka mësuar Nacionale nga burime brenda policisë.

Nacionale mëson se i njëjti jeton në Split të Kroacisë dhe me të arritur sot në Kosovë, është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Para disa ditësh, Gazeta Sinajli duke cituar burime brenda Prokurorisë, raportoi se një qytetar e ka kërcënuar deputeten Musliu, pas një shkrimi që kjo ka bërë në rrjetin social Facebook.

Tutje, ky medium tha se deputetja e ka raportuar në Polici rastin dhe ka dhënë deklaratën e saj para zyrtarëve policorë.

Pas kësaj, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për inicimin e rastit dhe hetime për veprën penale “Kanosje”.

Nacionale ka provuar të kontaktojë me deputeten Musliu, por e njëjta nuk na ishte përgjigjur.

Lajme të ngjashme