Policia e identifikon të dyshuarin për vjedhjen në një barnatore në Rahovec - NACIONALE

Policia e identifikon të dyshuarin për vjedhjen në një barnatore në Rahovec

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovë në rajonin e Gjakovës, ka arritur të identifikojë të dyshuarin i cili kishte vjedhur në një barnatore në Rahovec.

Kapja e tij u arrit pas publikimit të fotografisë së tij.

“Me datën 02.07.2024 është intervistuar i dyshuari me inicialet B. S., mashkull kosovar i lindur në vitit 1961, mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e vjedhjes së raportuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.07.2024 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikimin e një personi të dyshuar, paraqitur me fotografi, dhe i cili ishte i dyshuar për veprën penale “vjedhje” në një barnatore në qytetin e Rahovecit.

Stacioni Policor në Rahovec, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të dyshuar, ka arritur që për një kohë të shkurtër të siguroj informacion për identitetin dhe vendndodhjen e tij.

Me datën 02.07.2024 është intervistuar i dyshuari me inicialet B. S., mashkull kosovar i lindur në vitit 1961, mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e vjedhjes së raportuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili kontribuon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Lajme të ngjashme