Policia e Gjilanit me plan operacional për vitin e ri shkollor - NACIONALE

Policia e Gjilanit me plan operacional për vitin e ri shkollor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka njoftuar se me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka ndërmarrë një sërë masash ligjore për të garantuar rendin.

Në njoftim është bërë me dije se këto veprime janë ndërmarr me qëllim zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe sigurinë në trafik afër shkollave.

“Në kuadër të kësaj ka hartuar planin operacional ‘Siguria në shkolla’, plan i cili parashikon hapa konkret për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës, duke përfshirë bashkëpunimin e policisë dhe angazhimin e komunitetit shkollor. Me këtë rast është planifikuar që në të gjitha shkollat dhe përreth ambienteve të tyre të ketë prezencë të shtuar të policisë me qëllim parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal”, është thënë në njoftim.

Për këtë operacion policia është koordinuar me të gjitha institucionet tjera lokale.

“Nga njësitet e komunitetit në kuadër të gjitha stacioneve policore në nivel të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan është vendosur bashkëpunim me autoritet edukativo-arsimore, si në nivel të drejtorive komunale të arsimit, drejtorive të shkollave, këshillave të prindërve dhe këshillave të nxënësve duke përcaktuar masa të përbashkëta në implementim të projekteve e fushata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme