Policia e arreston një të dyshuar për grabitjen në barnatore në Pejë - NACIONALE

Policia e arreston një të dyshuar për grabitjen në barnatore në Pejë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, e ka arrestuar një të dyshuar për grabitje në një barnatore në Pejë.

“Pas një pune intensive të hetuesve rajonalë, me datën 22.06.2025, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë njërin nga tё dyshuarit, kurse i dyshuari i dytё i cili ёshtё identifikuar nga Policia, ndodhet ende nё arrati.” – thuhet ndër të tjera, në komunikatën e policisë.

E plotë:

Arrestohet njё person i dyshuar për vepër penale “Grabitje”

Pejë, 23 qershor 2025

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 21.06.2025, rreth orës 17:45, është njoftuar se në një barnatore nё rrugën “Konferenca e Bujanit”, ka ndodhur një grabitje.

Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje nga viktima (punёtore nё barnatore) ka kuptuar se dy persona tё dyshuar kanё grabitur nga arka e barnatores shumën prej 300 (treqind) euro, dhe tё njëjtit janё larguar nё drejtim tё panjohur.

Pas një pune intensive të hetuesve rajonalë, me datën 22.06.2025, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë njërin nga tё dyshuarit, kurse i dyshuari i dytё i cili ёshtё identifikuar nga Policia, ndodhet ende nё arrati.

I dyshuari me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.

Lajme të ngjashme