Policia e arreston një serb për kontrabandim me mallra në Zveçan, kërkohej edhe nga Interpol-i
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë nën dyshimin për kontrabandim me mallra dhe heqje apo dëmtim i vulave zyrtare.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, ai është lënë i lirë por pas verfikimit i dyshuari ka rezultuar se kërkohet nga INTERPOL-i.
Pas kësaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
KONTRABANDIM ME MALLRA /HEQJE APO DËMTIM I VULAVE ZYRTARE
Fsh. Zhetkovc, Zveçan 10-11.11.2023 – 10:45. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.