Policia bën thirrje te qytetarët të mos djegin fushat dhe pyjet - NACIONALE

Policia bën thirrje te qytetarët të mos djegin fushat dhe pyjet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë thirrje te qytetarët të mos i djegin hapësirat fushore e pyjet.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria e Policisë në Ferizaj.

Njoftimi:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

APEL

KUJDES NGA ZJARRET

Policia rajonale e Ferizajt ka marrë masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm në menaxhimin e rasteve të zjarreve në rajonin të Ferizajt.

Policia Rajonale e Ferizajt po angazhohet me përkushtim në parandalimin e zjarreve, duke koordinuar aktivitetet me institucionet lokale dhe agjencionet tjera përkatëse.

Aktualisht në rajonin e Ferizajt nuk kemi asnjë vatër, apo lokalitet të përfshirë nga zjarret, por policia apelon tek qytetarët të kenë kujdes në përhapjen e zjarreve, të mos i djegin hapësirat fushore dhe pyjet .

Policia do të jetë e pakompromisë ndaj të gjithë atyre që me qëllim shkaktojnë zjarrëvënie. Do të ndjekë penalisht të gjithë personat/individët që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre ndodhin zjarret.

Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin që kanë me policinë dhe ftojmë qytetarët që nëse kanë informacione rreth atyre personave që me dashje shkaktojnë zajrrëvënie të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Policia do të reagojë menjëherë dhe se të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Lajme të ngjashme