Policia bastisë disa shtëpi të pabanuar në Zubin Potok, konfiskon armë e pajisje ushtarake
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dhe konfiskuar sasi të konsiderueshme municionit në Zubin Potok.
Në raportin 24 orësh është treguar se dje policia ka bastisur tri shtëpi në këtë komunë ku ka gjetur armë, pajisje ushtarake dhe fishek.
Raporti i policisë:
Zubin Potok / 05.07.2026 – 02:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe konfiskuar 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 18 fishekë të kalibrit të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.
· Zubin Potok / 05.07.2026 – 02:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe konfiskuar 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake, dhe tri pajisje ushtarake për ushqim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
Zubin Potok / 05.07.2026 – 02:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.