Policia arreston pesë persona në Zubin Potok, dyshohen për posedim narkotikësh - NACIONALE

Policia arreston pesë persona në Zubin Potok, dyshohen për posedim narkotikësh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në rrethinë të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka hasur në një veturë që dyshohet se kontrabandonte mallra.

Gjatë bastisjes, njofton Veton Elshani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, janë arrestuar pesë persona.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e Komunës së Zubin Potokut policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim ka pas shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur. 5 persona janë arrestu, ndersa janë konfisku kombi dhe tri vetura. Hetimet rajonale Mitrovica Veri po merren me rastin i cili cilësohet si sulm ndaj personave zyrtar, posedim narkotikësh dhe kontrabandim me mallra.” – tha Elshani për Nacionalen.

Lajme të ngjashme