Policia arreston një shtetas turk, po kërkohej nga Interpoli për prostitucion
Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 14:30, një shtetas turk, i cili po kërkohej nga INTERPOL-I nën dyshimet se i njejti merrej me rekrutim të grave për detyrim në prostitucion.
I njejti është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe pritet të vazhdojnë procedurat e tjera ligjore.
E plotë:
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, arreston një të dyshuar me urdhër arrest ndërkombëtar
Prishtinë, më 19.03.2025
Sot me datë 19.03.2025 rreth orës 14:300, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk me inicialet E.S., i lindur 1981, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Turqia, pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.