Policia arreston katër persona, dyshohen se keqpërdorën kartelat e bankës - NACIONALE

Policia arreston katër persona, dyshohen se keqpërdorën kartelat e bankës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e katër personave.

Ata dyshohen për keqpërdorim të kartelave të bankës.

Tutje, gjatë aksionit policor, të dyshuarve u janë sekuestruar rreth 10 mijë euro në valuta të ndryshme.

LËSHIM I ÇEQEVE PA MBULESË OSE TË RREME DHE KEQPËRDORIMI I KARTELAVE TË BANKËS

Prishtinë & Mitrovicë 21.11.2024-06:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se kanë përdorur kartela bankare të shteteve të ndryshme pa autorizim, duke bërë transaksione si dhe blerje të gjësendeve. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar rreth 10.000 euro në valuta të ndryshme, dy kompjuterë, tetë telefona, tri vetura, një motoçikletë, pajisje për klonim të kartelave bankare dhe disa dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lajme të ngjashme