Policia arreston dy persona në Gjilan, e dy në Hanin e Elezit për kultivim e trafikim të narkotikëve
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në dy raste të ndara për kultivim dhe trafikim me narkotik.
Në rastin e parë, policia ka arrestuar dy persona në Gjilan, L.K dhe M.K, të cilëve u janë sekuestruar substanca narkotike, armë gjahu dhe mbi 150 fishekë.
Dy të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq, në rastin e dytë, Policia në Hanin e Elezit ka gjetur një laborator të improvizuar në të cilin ishin kultuivuar bimë narkotike.
“Si prova materiale janë konfiskuar 26 bimë kanabis-sativa dhe janë sekuestruar disa pajisje që janë përdorur në atë laborator. Lidhur me këtë, policia ka arrestuar dy të dyshuar: A.B., (viti i lindjes 2003, mashkull, kosovar) dhe A.B., (viti i lindjes 1996, mashkull, kosovar). Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.