Policët e lënduar në aksidentin në Skënderaj po trajtohen në Klinikën e Ortopedisë - NACIONALE

Policët e lënduar në aksidentin në Skënderaj po trajtohen në Klinikën e Ortopedisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pesë të lënduarit në aksidentin në fshatin Çubrel të Skënderajt në mesin e tyre edhe 4 policë janë në gjendje stabile.

Ata pas trajtimit në Qendrën Emergjente janë transferuar në Klinikën e Ortopedisë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Të lënduarit e aksidentit janë trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, gjendja e tyre ka qenë stabile, pastaj janë transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit”, ka thënë Syla për Tëvë1.

Lajme të ngjashme