“Po të shohim rrallë”: Qaza e “ngacmon” pak Kurtin, kryeministri ia plotëson një dëshirë - NACIONALE

“Po të shohim rrallë”: Qaza e “ngacmon” pak Kurtin, kryeministri ia plotëson një dëshirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Prizren, ku ka përuruar një rrugë që lidh Prizrenin me Prevallën.

Në këtë takim, Kurti ka pasur një dialog interesant me një gazetar, të cilin Kurti e thërriste në emër Qazë.

Qaza, pra gazetari, i kërkoi një urim për fundvit, duke u ankuar se “nuk po e shihte” shpesh Kurtin.

“Një urim bonaj, se ashtu kështu po të shohim na rrallë, është fundvit, sepse po të shohim rrallë” – i tha gazetari me emrin Qazë.

E Kurti ia ktheu.

Qazë, ky vit i ka edhe një javë” – i tha Kurti.

“Ani, ne nuk të shohim më, nuk vjen më ti këtu” – ia ktheu Qaza.

Nuk dihet, nuk dihet. Urimë të gjithëve që nuk ju shoh në këtë javën e mbetur të këtij viti” – ia plotësoi kërkesën Kurti, Qazës.

Lajme të ngjashme