“Po qysh çohet burri me musteqe e pisket ‘baba, baba’, Berisha komenton takimet e Kurtit në diasporë - NACIONALE

“Po qysh çohet burri me musteqe e pisket ‘baba, baba’, Berisha komenton takimet e Kurtit në diasporë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka komentuar këtë të hënë në Kuvend tubimet e kryeministrit Kurti me shqiptarë në Gjermani.

Ai tha se 75 mijë shqiptarë e kanë pritur njëlloj edhe liderin e dikurshëm të Jugosllavisë, Josip Broz Titon.

“Shoku Tito qaty i ka mbledhë… nja 75 mijë shqiptarë kanë dalë e kanë pritë qeshtu. Edhe atij i kanë thanë babë”.

Atij ia ka marrë vëmendjen një person, që tha se i thoshte “babë” Kurtit.

“Po qysh çohet burri me musteqe e pisket ‘baba, baba’, e nuk e ka babë atë. E sheh baba i vetë biologjik tu i thanë babë dikujt, e ai duke e dështu shtetin”, tha Berisha.

“Sa duhet me pasë urrejtje, pezm, hidhërim njeriu për vendin e vet, me i thënë ‘baba’ Albin Kurtit”, tha ai.

Lajme të ngjashme