Po qëndronte në Shqipëri, vdes ish-ambasadori gjerman Werner Daum - NACIONALE

Po qëndronte në Shqipëri, vdes ish-ambasadori gjerman Werner Daum

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Sipas A2CNN, ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit në Shqipëri, ku ndodhej prej disa ditësh.

Pak para vdekjes, Daum kishte marrë pjesë në ceremoni në Kavajë.

Werner Daum shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Tiranë nga viti 1987 deri në 1990, në një periudhë të rëndësishme për Shqipërinë.

Gjatë këtij mandati, ai tregoi një guxim të jashtëzakonshëm, duke hapur dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët që kërkonin të largoheshin nga regjimi komunist, një akt që shkonte kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.

Lajme të ngjashme