Po pastronte armën, vetplagoset një person në Klinë - NACIONALE

Po pastronte armën, vetplagoset një person në Klinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person është vetëplagosurë në Siqevë të Klinës.

Rasti dyshohet të këtë ndodhur gjërsa ai ishte duke e pastruar armën.

Sipas policisë i dyshuari është dërguar për treatman mjekësor dhe është në gjendje stabile. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar arma tre karikatorë, 42 fishekë, leja e armës dhe një i kuti e armës.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE Siqevë, Klinë 14.08.2024, 14:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e pastruar armën e tij aksidentalisht është vet-plagosur. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma, tre karikatorë, 42 fishekë, leja e armës dhe një kuti e armës, ndërsa i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është stabile.”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lajme të ngjashme