Po kërkohej me urdhëresë gjyqësore, policia arreston një 20-vjeçar në Gjilan - NACIONALE

Po kërkohej me urdhëresë gjyqësore, policia arreston një 20-vjeçar në Gjilan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar nga Gjilani që po kërkohej me urdhëres gjyqësore.

Ai ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit me dënim prej tetë muajsh për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Reagimi i plotë:

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Gjilan, 04 qershor 2024

Me datën 04.06.2024 njësite policore nga Stacioni Policor Gjilan kanë arrestuar K.R. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tetë (😎 muajsh për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Lajme të ngjashme