po i jepet gjak në spital
Vëllai i ish-kryeministrit të sulmuar japonez u tha gazetarëve në Tokio se Shinzo Abe-s është duke iu dhënë gjak në spital dhe se po bëhen përpjekje për t’ia shpëtuar jetën.
Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Nobuo Kishi, tha se cilido që ishte motivi i sulmit, ai është veprim i pajustifikueshëm.
Zyrtarët thanë më herët se Abe është qëlluar në qafë dhe gjoks dhe ka pësuar gjakderdhje të brendshme të konsiderueshme.