Po afrohet 1 shtatori, komandanti i KFOR-it i shkon në takim Goran Rakiqit - NACIONALE

Po afrohet 1 shtatori, komandanti i KFOR-it i shkon në takim Goran Rakiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, ka udhëtuar drejt veriut të Mitrovicës për t’u takuar me kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.Kjo vizitë vjen një ditë pas takimit të emisarëve, Mirosllav Lajqak dhe Gabriel Escobar, shkruan Kosovo Online.

KFOR-i ka paralajmëruar se nuk do të lejojë rivendosjen e barrikadave dhe se do të kujdeset për të siguruar lirinë e lëvizjes në veri sipas mandatit që e ka.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se me 1 shtator do të rifilllojë zbatimi i reciprocitetit për targat dhe dokumente për hyrje dalje.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk pranon shtyrje tjetër, derisa Escobar dhe Lajcak prej ditësh po bëjnë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje, në mënyrë që të shmangen tensionet.

Lajme të ngjashme