Plotë 7 mijë e 779 euro, Posta e Kosovës angazhon "super" konsulentin e jashtëm - NACIONALE

Plotë 7 mijë e 779 euro, Posta e Kosovës angazhon "super" konsulentin e jashtëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Plotë 7 mijë e 779 euro është vlera e kontratës që Posta e Kosovës ka lidhur me Muharrem Mustafën.

Siç raporton Albanian Post, Mustafa është përzgjedhur të angazhohet si konsulent i jashtëm, për mbështetjen e procesit të ristrukturimit në këtë ndërmarrje publike, për dy muaj.

Bazuar në detajet e kontratës të siguruar nga ky medium, ajo hyn që fuqi më datën 19 korrik të këtij viti dhe përfundon pas 60 ditë pune.

Mediumi nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Posta rreth kërkesës për të arsyetuar vlefshmërinë e shërbimit për çmimin e madh të pagesës.

Artikulli i plotë i Albanian Post.

Lajme të ngjashme