Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin e pakicës kroate në Janjevë
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq njoftoi se gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është diskutuar edhe çështja e statusit të pakicës kroate në Janjevë.
Takimi u zhvillua në kuadër të Munich Security Conference, që po mbahet në Mynih, Gjermani.
Ai përgëzoi Kurtin për rizgjedhjen si kryeministër dhe shtoi se marrëdhëniet dypalëshe Kroaci–Kosovë do të forcohen më tej.
“Urime Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij! Ne vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe Kroaci-Kosovë dhe të mbështesim rrugën europiane të Kosovës. Gjatë Konferencës së Mynihut diskutuam situatën në rajon, sfidat e sigurisë dhe statusin e pakicës kroate në Janjevë” – ka shkruar ai.
Čestitamo kosovskom premijeru @albinkurti na ponovnom izboru! Nastavljamo jačati bilateralne odnose 🇭🇷🇽🇰 i podupirati europski put Kosova. Tijekom #MSC2026 razgovarali smo o stanju u susjedstvu, sigurnosnim izazovima i statusu hrvatske manjine u Janjevu. pic.twitter.com/BCsiNlkAVF
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) February 14, 2026