Plakolli: LDK në Mitrovicë po forcohet, gati për zgjedhjet lokale - NACIONALE

Plakolli: LDK në Mitrovicë po forcohet, gati për zgjedhjet lokale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Degës së LDK-së, Gëzim Plakolli, ka njoftuar që bartës i listës në zgjedhjet lokale do të jetë Safet Kamberi.

Ai ka njoftuar për këtë vendim përmes një postimi në Facebook.

Ky vendim sipas tij, vjen në një kohë kur LDK në Mitrovicë po tregon qartë sinjale të forcimit të brendshëm dhe bashkimit të kapaciteteve të saj më të mira.

Bashkimi është fuqi – Dega e LDK-së në Mitrovicë, më e bashkuar se kurrë”, ka shkruar Plakolli.

“Sot, më shumë se kurrë, dega e Mitrovicës po dëshmon se fuqia jonë qëndron në unitet. Ky bashkim nuk është thjesht një akt simbolik – është një angazhim i sinqertë për të ecur përpara, për t’i dhënë forcë LDK-së tonë dhe për të vendosur interesin qytetar mbi gjithçka tjetër”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme