Plagosje me armë zjarri në Viti, i dyshuar në arrati - NACIONALE

Plagosje me armë zjarri në Viti, i dyshuar në arrati

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Viti është plagosur një person me armë zjarri.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se i dyshuar është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas policisë, plagosja ka ndodhur me armë të gjuetisë.

“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, është thënë në raportin policor.

Lajme të ngjashme