Plagosje me armë zjarri në Milloshevë, i dyshuari në kërkim - NACIONALE

Plagosje me armë zjarri në Milloshevë, i dyshuari në kërkim

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Rasti është raportuar më 15 shkurt 2026, rreth orës 18:15, kur një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte qëlluar me armë zjarri.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku sipas raportit mjekësor ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari, po ashtu mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë në drejtim të viktimës, ndodhet në kërkim nga Policia.

Lajme të ngjashme