Plagosja me armë zjarri në Prizren, policia arreston dy të dyshuar - NACIONALE

Plagosja me armë zjarri në Prizren, policia arreston dy të dyshuar

1 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prizren ka mbetur i plagosur një person në rrugën “Bajram Shala”.

Në raportin 24 orësh është thënë se policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin.

Sipas policisë viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa gjatë hetimeve policore është sekuestruar një pistoletë.

“Rr. Bajram Shala, Prizren / 23.07.2026 – 16:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin një pistoletë dhe municion janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin policor.

Lajme të ngjashme