Plagosja e trefishtë në lagjen “Lakrishtë”, Policia: Të dyshuarit ende në arrati
Policia e Kosovës ka treguar se të dyshuarit për plagosjen e tre të rinjve mbrëmë në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinë ende janë në arrati.
Më raportin 24 orësh, policia ka bërë me dije se për rastin janë intervistuar pesë dëshmitar.
“Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitar, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, është thënë në raport.
Policia ka treguar se të plagosurit janë duke u trajtuar në QKUK.
“Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.10.2023-18:44. Tre viktima meshkuj kosovarë-të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.