Plagosja e policëve – detajet e vendimit të gjykatës për paraburgimin e Lushtakut (Dokument)
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që t’ia caktojë masën e paraburgimit prej 1 muaji, Nuredin Lushtakut dhe dy vëllëzërve të tij, Arif dhe Faton Lushtaku.
Gjyqtari i procedurës paraprake Radosllav Markoviq, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e kësaj mase.
Në vendimin e siguruar nga Gazeta Nacionale thuhet se kjo masë është parë e arsyeshme të ndërmirret pasi dyshohet se vëllëzërit Lushtaku kanë përdorur armë kundër policëvë, i kanë vjedhur armët njërit nga policët, e se ka rrezik ta përsërisin veprën
“Polici është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe ka qenë mesnatë. , se kanë përdorur armë, se u janë shkaktuar lëndime trupore punonjëseve të policisë, i kanë vjedhur armët të dëmtuarit Enver Berisha, si dhe në bazë të dosjes në emër të të pandehurve se ekziston rreziku që nëse lirohen, ata mund të përsërisin veprat penale ose të kryejë ndonjë vepër tjetër penale kundër të dëmtuarve” thuhet ndër të tjera në vendim.


